Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn, raporton Gazeta Blic.
Haradinaj thotë se pas situatës së krijuar me gravën në arsim ka vetëm një zgjidhje, dhe ajo është rritja e pagave për arsimtarët.
“Ka vetëm një zgjidhje: rritja e pagave. Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave” shkruan Haradinaj.
Tutje, kryetari i AAK-së shprehet se subjekti që ai përfaqëson mbështet kërkesat e drejta të sindikatave në mbarë vendin.
Reagimi i plotë:
Bisedë e sinqertë me kryetarin e SBASHK z. Rrahman Jasharaj.
Ka vetëm një zgjidhje: rritja e pagave.
Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet kërkesat e drejta të sindikatave në mbarë vendin.
Asociacioni i Komunave takohet me presidenten Osmani, flasin për grevat