Skuadra e Prishtinës do të luajë sonte ndaj Ballkanit.
Prishtina dhe Ballkani takohen sonte me fillim nga ora 20:00, në kuadër të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Kushtrim Gashi do të ketë të drejtë loje sonte në këtë ballafaqim, pasi klauzola mes klubeve është ndërprerë pas bisedave mes Ejupit dhe Kabashit.
Ja njoftimi i Prishtinës:
“??????? ?????̈?????? ??̈ ??? ????? ?????? ??? ????? ????????: ???????? ????? ???? ??̈ ??????????? ?????̈? ?????????
E gjithë vëmendja e futbolldashësve të Kosovës të dielën (sonte) do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku FC Prishtina e sfidon FC Ballkanin nga ora 20:00 në kuadër të xhiros së pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Një nga transeret e Prishtinës në këtë verë ishte edhe mesfushori Kushtrim Gashi i transferuar nga Ballkani.
Në transferimin e Gashit nga Ballkani te Prishtina ishte e përfshirë një klauzolë që ai mos të aktivizohet për Prishtinën ndaj Ballkanit.
Gjithsesi, me marrëveshje mirëkuptimi në mes Remzi Ejupit dhe presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi, i është mundësuar Gashit që të mund të aktivizohet në ndeshjen e sotme ndaj Ballkanit”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


