Sporti

De Vrij gozhdohet nga mediat italiane, shpallet më i dobëti i derbit të Milanos

09/04/2022 14:55
nga:E K

Stefan de Vrij është lojtari më i dobët i derbit të Milanos.

Mbrojtësi holandez nuk ishte në elementin më të mirë të mundshëm në ndeshjen e mbrëmshme, kur Milan mposhti skuadrën e Inter.

Mediat italiane nuk kanë dyshim për dështimin e ndeshjes, duke e vlerësuar mbrojtësin me notën më të dobët.

‘Gazzetta’, ‘Tuttosport’, ‘Corriere dello Sport’ vlerësuan paraqitjen e De Vrij me notën 4/10.

Të vetmit lojtarë që nuk dëshpëruan, sipas mediave italiane, ishin Brozovic, Dzeko, Lautaro, Correa, Mkhitaryan e Dimarco.

Milan Skriniar, Alessandro Bastoni e Calhanoglu ishin në mesin e atyre me vlerësimet më të ulëta.