Showtime

Konfirmohet krisja mes nuses dhe vjehrrës, Victoria Beckham injoron Nicola Peltz me veprimin e fundit

09/04/2022 14:25
nga:G B

Victoria Beckham dhe Nicola Peltz nuk i kanë marrëdhëniet mirë dhe kjo sapu u vërtetua.

Nicola dhe Brooklyn kanë qenë së fundmi në kopertinën e revistës Vogue ku folën mbi marrëdhënien e tyre.

Victoria e mbështeti publikisht djalin e saj duke publikuar në Instagram kopertinën e revistës, por nuk përmendi nusen e saj. “Sa krenare!”, shkroi dizajnerja duke etiketuar djalin e saj, por, nuk etiketoi nusen, e cila ishte gjithashtu pjesë e kopertinës.

Për më tepër Victoria pëlqeu në postimi në Instagramin e Vogue ku i biri pozonte vetëm dhe jo me bashkëshorten e tij.

Duket se Brooklyn nuk e pranon sjelljen e të ëmës dhe nuk e ripostoi postimin e saj.