Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq të hënën pritet ta vizitojë Kosovën, ku siç bëhet e ditur ajo pritet ta vizitojë së pari qytetin e Mitrovicës për të udhëtuar më pas në Zveçan.
Anëtari i Këshillit Drejtues të AAK-së, Agon Hana, duke iu referuar dhënies së lejes nga ana Qevera e Kosovës për këtë vizitë ka thënë se kryeministri Kurti ndryshe fliste sa ishte opozitë e ndryshe po vepron tash si kryeministër.
“Kryeministër a mund të na tregosh a ndërrove ti apo Brnabiqi? Se deri dje ndryshe flisje e sot pp thu le të vjen në Kosovë. Unë e di që ti ke ndërru por tregoi atyre që të kanë votu” ka shkruar Hana.


