Lajme

Asociacioni i Komunave takohet me presidenten Osmani, flasin për grevat

09/04/2022 10:40
nga:G B

Bordi i AKK-së ka mbajtur takim me presidenten Vjosa Omani-Sadriu, me ftesë të saj, raporton Gazeta Blic.

AKK ka njoftuar se gjatë takimit u diskutua rreth situatës së fundit të krijuar pas vendimit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për grevë të sektorit publik. Gjatë takimit u diskutua për mundësinë e gjetjes së një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës kërkoi nga Bordi I AKK-së që të ndihmojë për aq sa mundet në proceset që kanë të bëjnë me zgjidhjen e situatës së fundit rreth grevës në sektorin publik dhe kthimin sa më të shpejtë të nxënësve në bankat shkollore. Kryetari i AKK-së, z. Agim Aliu përgëzoi Presidenten për iniciativën e ndërmarrë për fillimin e dialogut në mes palëve të përfshira në këtë situatë.  Ai theksoi se komunat nuk janë palë e këtij problemi por janë duke i vuajtur pasojat nga mos-zgjidhja e këtij problemi. Kryetari Aliu, theksoi se greva e punonjësve të sektorit publik duhet të marrë fund me bisedime mes palëve dhe se ndalja eventuale e pagave nuk është zgjidhje e problemit. Ai theksoi se komunat kanë kryer të gjitha obligimet e veta sa i përket përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, por që komunat nuk janë përgjegjëse për grevat”, thuhet në njoftimin e AKK-së./Gazeta Blic/