Lajme

Aksioni me miell ndaj ministrit Murati, deklarohet Kurti

09/04/2022 10:36
nga:G B

Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media është pyetur për rastin e aksionit me miell ndaj ministrit të financave, Hekuran Murati, raporton Gazeta Blic.

Ai përmendi pikat e Pakos së Rimëkëmbjes të prezantuara dje në konferencën me Muratin, derisa tha se ata që e kanë sulmuar po e kundërshtojnë këtë pako por që këtë e bëjnë vetëm nga inati.

“Ata që e kundërshtojnë këtë pako edhe mund ta sulmojnë ministrin Murati por nuk kemi të bëjmë me kritika e reagime por vetëm me inat”, tha Kurti./Gazeta Blic/