Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeveria ka përfunduar punën për Vettingun dhe se tani ai është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një konference për media bashkë me ministren Albulena Haxhiu, Kurti tha se pas konferencës do t’ia dorëzojnë dosjen me dokumentet për Vettingun kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pothuajse e gjithë konferenca ka kaluar me kritika për sistemin gjyqësor dhe prokurorial, duke e lidhur me rastin e fundit të dhunimit të një 11-vjeçareje.
“Pas konferencës do të shkojmë për takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, të cilit do t’ia dorëzojmë edhe dokumentin përkatës, meqenëse nga qeveria, tani deputetët e marrin në duart e tyre procedimin e mëtutjeshëm të Vettingut”, ka thënë Kurti.
Ai tha se tani u mbetet deputetëve që ta procedojnë atë tutje./Gazeta Blic/