Lajme

Arrestohen dy persona në Skenderaj nën dyshimin se kanosën dhe penguan policët në kryerje të detyrës

09/04/2022 09:59
nga:G B

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona, nën dyshimin se kanë kanosur dhe penguar dy zyrtarë policorë në Skenderaj, pasi i kishin ndaluar në trafik dhe kishin refuzuar t’i jepnin dokumentet policisë dhe arrestuan njërin prej tyre.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se i kanë kanosur dy zyrtarë policor dhe penguar në kryerje të detyrës zyrtare. Të dyshuarit derisa kishin qenë me veturë në lëvize ishin ndaluar nga njësit policor njëri prej tyre ka refuzuar ti jap dokumentet kurse tjetri ka penguar arrestimin e tij”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, njëri prej policëve ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor.

“Gjatë futjes nën kontroll njëri prej policëve ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor, gjithashtu tretman mjekësor kanë marrë edhe dy të dyshuarit të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.