Sporti

Sot zhvillohen tri ndeshje të Superligës së Kosovës, vëmendja te derbi, Prishtina – Ballkani

09/04/2022 09:13
nga:E K

Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës vazhdon sot.

Në planprogramin e ditës së sotme janë të parapara të luhen tri takime, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy takime fillojnë nga ora 15:00, kurse derbi kryesor i javës mes Prishtinës dhe Ballkanit luhet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.

Drenica – Ferizaji dhe Dukagjini – Gjilani janë duelet që luhen me fillim nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/