Lajme

Ekzekutohet në mes të rrugës një person në Greqi. Policia gjen 5 mijë euro pranë viktimës

09/04/2022 08:46
nga:G B

Ekzekutohet me armë zjarri një person në Greqi.

Ngjarja ndodhi në rrugën Alkminis 107.

Mediat greke raportojnë se ndaj viktimës është qëlluar disa herë, pasi në vendin e krimit janë gjetur gjithsej 15 gëzhoja.

Burri, ka marrë plagë në gjoks dhe në kokë. Pranë viktimës u gjet një celular dhe një shumë prej 5 mijë eurosh.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa identifikimin e viktimës e ka marrë përsipër Njësia e Vrasjeve të Sigurimit të Atikës. Ende nuk dihen arsyet e krimit. Hetimet vazhdojnë.