Sporti

Kjo ishte ngjarja e çuditshme që ndodhi në derbin, Milan – Inter

09/03/2022 21:05
nga:Mergim Rreci

Derbi i Madonninna përjetohet shumë në fushë dhe në shkallët e stadiumit. Ka nga ata që janë gati të bëjnë gjithçka për të ndihmuar skuadrën e zemrës.

Gjatë duelit të sotëm Milan-Inter, që përfundoi 3-2 për kuqezinjtë, një stjuart ka bërë një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Ai ka hedhur një top në fushë në momentin që po tentonte një goditje Calhanoglu. I menjehërshëm ka qenë reagimi i organizatorëve të ndeshjes.

Ata e kanë larguar stjuartin dhe e kanë zëvendësuar atë me një tjetër, pasi veprimi i tij, nuk mund të pranohej në nëj duel si derbi i Milanos.