Sporti

Inzaghi kërkon falje nga tifozët e Interit: Më djeg të humbasim këtë derbi

09/03/2022 20:49
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është deklaruar pas humbjes nga Milani në derbi.

Inzaghi tha se skaudra e tij vuajti nga mungesa e përqëndrimit pas golit të parë të pranuar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Në fillim ishte një ndeshje e ekuilibruar, ne studiuam njëri-tjetrin. Ne gjetëm një gol të bukur, të ndërtuar mirë. Problemi është se pas barazimit të tyre ne patëm gjysmë ore ndërprerje: në këtë fazë të lojës pësuam tre gola që nuk kemi mundësi t’u japim kundërshtarëve, për të shënuar dy golat na është dashur të ndërtojmë aksione të bukura, përkundrazi kemi pranuar tre gola shumë lehtë, për këtë arsye unë jam përgjegjës i parë dhe sigurisht duhet të punojmë dhe të bëjmë më mirë, sepse ky ekip është njësoj si sezonin e kaluar, ai nuk pësoi gol për 8 ndeshje radhazi. Merita i takon edhe portierit të Milanit, i cili bëri dy pritje thelbësore”, tha fillimisht ai.

“Më djeg të humbasim këtë derbi, ne ishim shumë të etur. Mund të kishim bërë më shumë, ka shumë zhgënjim, na vjen keq për tifozët tanë dhe për klubin”. përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/