Sporti

Manchester City ndalet nga Aston Villa, Haaland shënon përsëri

09/03/2022 20:22
nga:Mergim Rreci

Manchester City nuk ka arritur fitore në ndeshjen e sotme në Premier League.

Kampionët e Anglisë barazuan me Aston Villan, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, me Erling Haaland që shënoi përsëri sonte. Ai tashmë ka 10 gola në 6 ndeshje në nivelin elitar të futbollit anglez.

Në anën tjetër, golin e barazimit për Aston Villan e shënoi Bailey.

“Qytetarët” janë momentalisht në vendin e dytë me 14 pikë, 1 më pak se Arsenali i vendit të parë.

/GazetaBlic Sport/