Lajme

“Mos harroni: Albin Kurti është tuc, veç presionin e rezistencën e din hak”

09/03/2022 13:25
nga:Gazeta Blic

Ish- deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka reaguar pas vendimit që mori Kurti për ndarjen e 50 eurove për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se Kurti është tuc.

“Mos harroni: Albin Kurti është tuc. Veç presionin e rezistencën e din hak”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Pyetja është pse 50 euro? Pse jo 100 euro?

Albin Kurti po bën pazar. Sindikatat po bëjnë rezistencë të drejtë. Gjysmën e suksesit e mbërrijtën, me pak insistim do të mbërrijnë sukses të plotë.

Mos harroni: Albin Kurti është tuc. Veç presionin e rezistencën e din hak.