Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar pakon e re për mbështetjen e qytetarëve në këtë kohë krize, raporton GazetaBlic.
Kurti tha se nisur me krizën energjetike, më e rëndësishmja është që të kursejmë dhe ata që kursejnë energjinë do të subvencionohen.
“Sot po prezntojmë një pako të re që ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve për t’u përballur me krizën inflacionare.Nisur nga gjendja e rënduar me energjinë, sot më shumë se kurrë është e domosdoshme të kursejmë, andaj do të subvencionojmë të gjitha ata që kursejnë energjinë elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të viti paraprak, ne do të subvencionojm dyfsh fakturën”, tha Kurti.
“Do të procedojmë në Qeveri e pastaj në Kuvendin e Kosovës, projketligjin për punë publike e cila parasheh kompensimin për inflacion për materialet ndërtimore dhe punët përcjellëse për kontratat ekzistuese të punës. Për pensionistët do të ndajm shumën prej 100 eurove kurse familjet me asistencë sociale do t’i mbështesim duke dyfishuar, shumën e asistencës për një muaj”.
“Për zyrtarët publik do t’i ndajmë nga 50 euro nga muaji shtator. Të gjithë e dini se nga të gjithë të punësuarit në Kosovë, 80 për qind janë të punësuar në sektorin privat”, tha Kurti në konferencë për medie./GazetaBlic/


