Lajme

Presidenti slloven Pahor të mërkurën vjen në Prishtinë, takohet me Osmanin

09/03/2022 10:28
nga:Genita C

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po zhvillon një turne të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai sot do të qëndrojë në Beograd, kurse ditën e mërkurë më 7 shtator, Pahor do të vijë për vizitë në Kosovë.

Ai do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë.

Turneu i presidentit të Sllovenisë vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, në Brdo pranë Kranjës.