Turizem

Si të largoni njollat në ulëset e veturës suaj?

09/03/2022 07:19
nga:G C

Vetura, pos jashtë bëhet edhe brenda e papastër.

Kështu karriget gjithmonë do të kenë një njollë të vogël, të shkaktuar nga pluhuri, nga ushqimet që munden t’i hani brenda apo edhe nga gjëra të tjera.

Për t’i larguar këto në kushte shtëpie ju duhet të merrni uthull dhe sodë boke, këto të dy produkte duhet t’i bëni bashkë dhe më pas vendosni në vendin se ku janë njollat e shfaqura.

.Pas kësaj merrni një furçë dhe fërkojeni deri sa të shihni që ajo njollë është eliminuar, pas kësaj shpërlajeni me ujë.