Një super përballje na pret këtë fundjavë në botën e boksit.
Andy Ruiz Jr. dhe Luis Ortiz zbresin në ring, me meçin që pritet të jetë shumë emocionues, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e shumëpritur mes tyre ishte planifikuar të zhvillohej më 13 gusht të kësaj vere, por kjo datë është ndryshuar për të akomoduar më mirë shikuesit dhe të pranishmit në Shtetet e Bashkuara.
Ky meç zhvillohet të dielën rreth orës 05:00 të mëngjesit me kohën tonë lokale.

Tifozët janë të etur për të parë rikthimin e Ruizit, i cili nuk ka luftuar që nga maji i viti 2021 kur mposhti Chris Arreola në ndeshjen e tij të parë që nga humbja e titujve të peshave të rënda nga Anthony Joshua.
Që atëherë, meksikani ka pasur një operacion në gju, ndërsa Ortiz fitoi kundër Charles Martin me një nokaut në raundin e gjashtë në dhjetor.
/GazetaBlic Sport/


