Dortmundi ka triumfur në ndeshjen e sotme ndaj Hoffenheim.
‘Milionerët’ fituan minimalisht 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Marco Reus e realizoi golin e vetëm në këtë takim, gol ky që i dha fitoren e madhe skuadrës së Edin Terzic.
Një moment shumë i bukur i ndeshjes ishte ai i minutës së 85-të, atje ku një tifoz u fut brenda fushës, me futbollistin Jude Bellingham që e përcolli atë së bashku me sigurimin.
Jude Bellingham had to escort this young fan off the pitch after he ran on during the match ? pic.twitter.com/3nfK8aDrUw
— ESPN FC (@ESPNFC) September 2, 2022


