Sporti

Zyrtare: Juventus publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

09/02/2022 19:54
nga:Mergim Rreci

Juventusi ka dorëzuar te UEFA listën e lojtarëve të grumbulluar nga Missilimiliano Allegri për ndeshjet e para të Champions League.

“Zonja e Vjetër” e pozicionuar në grupin H do të përballet me PSG-në dhe Benfican dhe për këto takime timonieri i bardhezinjve ka zgjedhur lojtarët me të cilët do të mund të luajë.

Nuk është grumbulluar Federico Chiesa, i cili akoma nuk ka hedhur pas krahëve dëmtimin, po ashtu në këtë listë mungon Kaio Jorge, i cili ka probleme me gjurin.