Lajme

Kurti dhe ministri Murati thërrasin konferencë të jashtëzakonshme për media

09/02/2022 17:10
nga:Mergim Rreci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media.

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, në një komunikatë për media.

Konferenca, arsyeja e së cilës nuk dihet për çka është thirrur, do të mbahet tek objekti i qeverisë, duke filluar prej orës 11:00, të shtunën.