“Tek Qeveria ime do ta gjeni partnerin që nuk e keni pasur asnjëherë”.
Kështu u kishte thënë Albin Kurti, drejtuesve të sindikatave më 21 nëntor 2019, gjatë fushatës elektorale.
Pjesë nga fjalimi i Albin Kurtit më 21 nëntor 20019 gjatë takimit me Sindiktatat:
Në një shtet të mirëqenies sociale sindikatat dhe shtetet janë partner për të rritur mirëqenien dhe standardin jetësor të punëtorit dhe jo konkurrente me njëra tjetrën.
Ne duam që sindikatat të forcohen sepse të drejtat të punëtorëve mbrohen me së miri kur sindikatat janë të fuqishme e sindikatat e fuqishme mbrojnë punëtorët nga arbitrariteti i punëdhënësit, duke përfshirë edhe shtetin si punëdhënës.


Mirëpo, sot ai ku ka shpallur luftë sindikatave, sidomos Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, në krye të të cilës është Rrahman Jashari.
Madje, Qeveria e Kurtit ua ka ndalur edhe pagat grevistëve dhe shumë shërbyesve tjerë civil.
Në anën tjetër, Rrahman Jasharaj ka theksuar se ai nuk do të tërhiqet nga kërkesat e sindikatës.


