Sporti

Ylli i Kosovës transferohet në Australi

09/02/2022 14:07
nga:E K

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha duket se karrierën do të vazhdojë në Australinë e largët.

Berisha sipas “L’Equipe” është larguar nga skuadra franceze, Reims për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij.

Berisha siç raportohet, ka zgjedhur klubi nga Australia, Melburne City.

Mesfushori kosovar kohëve të fundit ishte dërguar në ekipin e dytë të Reims dhe nuk kishte fare minuta në skuadrën e parë.