Kryesuesi i bordit të përkohshëm të drejtorëve të Infrakos-it, Dukagjin Kastrati, ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Në letrën e tij të dorëheqjes ai është shprehur se arsyeja ka të bëjë me angazhimin e tij në zyrën e Unionit Europian në Kosovë, ku u vlerësua e pamundur angazhimi i tij shtesë si kryesues i bordit përkatës.
Kujtojmë se Infrakos është përballur me goxha “parehati” së fundmi, me shkarkime dhe dorëheqje në bord.
Gjatë muajit të kaluar në mbledhjen e qeverisë ishte marr vendim për shkarkimin e bordit të drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje, për çka kishte reaguar ish kryesuesi i bordit, Afrim Mehmetaj, i cili vendimin e quajti “tendencë për manipulim me opinionin” dhe se bordi i Infrakos-it ishte shantazhuar për të dhënë dorëheqje.