Lajme

Reagon Bali Muharremaj: Askush mbi ligjin

09/01/2022 23:48
nga:Gazeta Blic

Pas largimit të mësimdhënëses me shami në Suharekë, ka reaguar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, raporton Gazeta Blic.

“Bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna. Kjo ndodh në organet komunale më një procedurë tash të rregulluar mirë”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Për momentin jam në udhëtim jasht vendit, por që nga dita e hënë do ta trajtoj me prioritet këtë rast, kjo në përputhje me ligjin, me urdhërin administrativ të Ministrisë së arsimit dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe kështu do t’i japim fund edhe debatit krejt të panevojshëm për këtë temë.

Përndryshe, gjuha linçuese, ofenduese ka vetëm një synim: përçarjen në mes nesh dhe dëmtimin politik të Komunës dhe sukseseve të arritura deri më tani.

I juaji, Bali Muharremaj