Nga 1 shtatori ka nisur zbatimi marrëveshjes së arritur të në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, për dokumentet e identifikimit.
Bazuar në këtë marrëveshje pala serbe ka pranuar që të mos e lëshojë dokumentin për hyrje/dalje për poseduesit e dokumenteve kosovare, me kusht që në të gjitha pikëkalimet kufitare të vendosë tabela, ku thuhet se kjo po bëhet për të mundësuar lëvizjen e lirë dhe nuk nënkupton se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.
Ujdi po zbatohet nga dyja palët.
Kjo u vërtetua edhe nga gazetarët e Klan Kosovës që ishin në pikat kufitare që e lidhin Kosovën me Serbinë.
Madje vet gazetari Drin Demiri, ishte ai që e “testoi” zbatimin e kësaj marrëveshje duke e kaluar kufirin në Jarinjë me letërnjoftim duke mos u pajisur me letrën për hyrje/dalje.
Sipas opinionistit Ilir Ibrahimi, po zbatohet marrëveshje e arritur në vitin 2011-të.
Ibrahimi tha në emisionin Rubikon se nuk ka marrëveshje të re.


