Lajme

Abdixhiku: Shteti ka vendosur të sillet me arrogancë

09/01/2022 21:02
nga:G B

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë që shteti po sillet me arrogancë me komunat dhe grevistët, raporton gazeta Blic.

Në një intervistë në Pressing, ai tha se komunat janë të shqetësuara dhe sot kanë mbajtur takim urgjent Asociacioni i komunave të Kosovës.

Abdixhiku përmendi si rast se si një mësues që mban familjen me atë pagë, t’ia bëjë tani kur nuk e ka marrë fare atë, pasi ia ka ndalur shteti./Gazeta Blic/