Ka nisur konvertimi i targave nga ato ilegale në RKS.
Kështu ka njoftuar Ministria e Brendshme.
Bëhet e ditur se vetura e parë të cilës i janë vendosur targat e Kosovës nga ato ilegalet është regjistruar në Prizren.
“Në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në RKS, vetura e parë është regjistruar në Prizren” – njofton MPB.
Sipas kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, qytetarët serbë kanë kohë që deri më 31 tetor që t’i ndërrojnë targat nga “PR, KM” e akronime të ngjajshme në RKS.


