Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se dhjetëra mijëra zyrtarë nuk e kanë marrë pagën e muajit gusht, raporton Gazeta Blic.
Derisa ka reaguar për mos ekzekutimin e pagave për grevistët, nga ana e qeverisë, ai ka thënë se dhjetëra mijëra familje kanë planifikuar me ato paga të blejnë drunjtë për ngrohje për këtë dimër, prindërit nuk do të mund t’u blejnë libra e fletore fëmijëve, e nuk do të ketë me çka t’i blejnë produktet ushqimore elementare.
Postimi i tij i plotë:
Dhjetëra mijëra zyrtarë nuk e kanë marrë pagën e muajit gusht.
Dhjetëra mijëra familje kanë planifikuar me ato paga të blejnë drunjtë për ngrohje për këtë dimër.
Dhjetëra mijëra prindër që nuk do të mund t’ju blejnë fëmijëve libra, fletore, lapsa…
Dhjetëra mijëra familje që nuk do të kenë me çka të blejnë bukë, miell, vaj, kripë, energji, naftë…


