Francesco Acerbi është duke kryer testet mjekësore me Interin.
Italiani ka qenë në qytet ditët e fundit, duke shpresuar për një fund pozitiv të negociatave me Nerazzurrët, përcjell GazetaBlic Sport.
Lazio, Inter dhe Acerbi kishin shtrënguar duart në ditët e mëparshme, por presidenti i Nerazzurrëve, Steven Zhang e kishte lënë në pritje transferimin për të shmangur rritjen e faturës së pagave.
Ai ndryshoi mendje pasdite, i bindur nga Beppe Marotta dhe agjenti i Acerbit, Andrea Pastorello. I
Acerbi u takua me Beppe Marotta-n në selinë e Interit në drekë sot, përpara se të kalonte testet mjekësore.
Ai tashmë po finalizon detajet e këtij transferimi.
/GazetaBlic Sport/


