Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar për ndaljen e pagave për grevistët, nga ana e Qeverisë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pyetur nëse deputetët e VV-së që dikur e bllokonin Kuvendin dhe nuk lejonin mbajtjen e seancave, i kanë marrë pagat.
Ajo ka thënë se nëse ata i kanë marrë, duhet t’i kthejnë tash që të gjitha.
Postimi i saj i plotë:
A i kanë marrë pagesat deputetët e VV-së, atëherë kur e bllokojshin Kuvendin, e nuk u mbajke asnjë seancë?
Nëse po. Le t’i kthejnë krejt, pra.
Në këtë kohë krize, ua ndalë njerëzve edhe atë trohë pagesë.
S’ka lidhje. Mi pa sa po durojnë!


