Jehona Lushaku e LDK-së ka akuzuar Qeverinë Kurti për mosmbështetjen ndaj mësimdhënësve, raporton GazetaBlic.
Lushaku në një konferncë për medie thotë se arsyeja kryesore që nuk ka filluar mësimi është Qeveria.
“Sot në vend që fëmijët e Kosovës të takonin mësuesit e tyre e të uleshin në bankat shkollore, kemi një situatë që të gjitha shkollat janë të mbyllura, shkaku i kësaj Qeverie.Mësimdhënësit i kanë paraqitur kërkesat e tyre, nuk kanë gjetur mbështetje nga Qeveria Kurti”, thotë Lushaku.
Lushaku thotë se LDK-ja është shumë e shqetësuar me këtë situatë të krijuar, veçanarisht për mosekzekutimin e pagave të grevistëve që sipas saj, një gjë e tillë ka ndodhur për herë të parë në historinë e arsimit të Kosovës.
“LDK-ja me shumë shqetësim është duke e përcjellur këtë situatë, që i dedikohet plotësisht paaftësisë të kësaj qeverie. Kjo është krijuar për arsyen kryesore, mos gatishmëria për të dialoguar.Qeveria ka shkaktuar mbyllje të shkollave duke mos dhënë asnjë përgjegjësi, kjo Qeveri ka vendosur mos t’i ekzekutoj pagat që ka ndodhur për herë të parë në historinë e arsimit të Kosovës.
Ky vendim është joligjor dhe nuk ka ndodhur asnjëherë, është shqetësuese se si Qeveria dialogun e bën në mënyrë të papërfilltë pikërisht sot, kur sot qindra mijëra nxënës kanë mbetur në shtëpitë e tyre”, thotë Lushaku.
Lushaku në emër të partisë, i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që t’i thërras menjëherë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të bëj zgjidhje
“Në emër të LDK-së i bëj thirrje Qeverisë, që menjëherë t’i thërras të gjitha palët për t’i adresuar kërkesat dhe të gjejë një zgjidhje që sot.Fëmijët të kthehen në shkollë dhe menjëherë të bëhet ekzekutimi i pagave ndaj mësimdhënësve”, tha Lushaku.


