Lajme

Kuçi: Qeveria Kurti është kundër punëtorëve dhe mirëqenies së tyre

09/01/2022 11:36
nga:Genita C

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka reaguar pas lajmit për ndalimin e pagave nga Ministria e Financave për punëtorët e sektorit publik që kanë hyrë në grevë, raporton Gazeta Blic.

Kuçi në reagimin e saj në Facebook thotë se kjo është qeveri e shantazhit dhe frikës, qeveri e cila është kundër punëtorëve dhe mirëqenies së tyre.

“Kjo është qeveri kundër punëtorëve dhe mirëqenies së tyre.-Qeveri e shtanazhit e frikës.-Qeveri e manipulimit e kërcënimit” shkruan Kuçi në Facebook.

Reagimi i plotë:

Imagjinojeni ku e ka fokusin Pushteti i Kurtit: në dënimin e grevistëve duke ua ndalur pagat. Ndërkohë fokusin duhet ta kishin në:

• Krizën energjetike,
• Rritjen e çmimeve të produkteve esenciale,
• Rritjen e çmimeve të barnave,

• Rritjen e çmimeve të çerdheve,
• Rritjen e çmimit të karburanteve,
• Rritjen e çmimit të transportit,

• Rritjen e çmimit të druve dhe peletit,
• Rritjen e çmimit të kontrolleve mjekësore e mungesa e sigurimit shëndetësorë.

-Kjo është qeveri kundër punëtorëve dhe mirëqenies së tyre.
-Qeveri e shtanazhit e frikës.
-Qeveri e manipulimit e kërcënimit.

Kjo qeveri në asnjë mënyrë nuk do të arrijë t’i nënshtroj punëtorët në të drejtën e tyre për një jetë më të dinjitetshme.