Një çift me shumë fat gjetën rreth 264 monedha ari të groposura nën dyshemenë e shtëpisë së tyre, ndërsa do t’i shesin ato për 250,000 £.
Ndërsa detektorët e metaleve mund të kalojnë vite në kërkim të një thesari të tillë, çifti i paidentifikuar po rregullonte dyshemenë e kuzhinës së tyre kur hasën me një filxhan të mbushur deri në buzë me monedha që janë deri në 400-vjeçare.
Zbulimi i pabesueshëm u bë në një pronë të shekullit të 18-të në fshatin Ellerby, North Yorkshire, vetëm gjashtë centimetra nën beton.
Por kur ata ngritën dyshemenë, gjetën sasinë e monedhave në një enë prej balte të lyer me kripë, që ishte afërsisht në të njëjtën madhësi si një kanaçe koka-kola.
Në një inspektim më të afërt, ata gjetën monedhat e arit që datonin nga 1610 deri në 1727 gjatë mbretërimit të James I dhe Charles I deri te George I.
Çifti kontaktoi ankandët e Londrës Spink & Son dhe një ekspert vizitoi pronën e tyre për të vlerësuar grumbullin.
Monedhat mendohet se i përkisnin një familjeje tregtare të pasur dhe me ndikim nga Hull, Fernley-Maisters.