Pasi që është zgjedhur kryetare e degës së partisë Guxo në Prishtinë, deputetja Jeta Statovci ka thënë se projekti partiak Guxo po realizon zhvillimin që e kishte premtuar.
Ajo ka falënderuar 273 delegatët që kanë mbështetur atë për ta drejtuar degën në kryeqytet në kuvendin e sotshëm të partisë.
“Sot Prishtina me mbi 273 delegatë, më besoi si Kryetare e degës së partisë Guxo në Kryeqytet. “GUXO” nuk do të ishte projekt i mundur pa mbështetjen e parezervë që ju keni dhënë që nga 14 Shkurti. Ky projekt politik ka premtuar zhvillimin e mëtutjeshëm, dhe ky premtim po realizohet me vullnetin tuaj, andaj të gjitha nderimet ju takojnë juve”, ka shkruar ajo.
“Ju faleminderoj të gjithë, jo vetëm për natën e sotme, javët e kaluara, por për gjithë anagazhimin, besimin dhe sidomos mos humbjen e shpresës se Kosova mund të ndryshojë. Ju jeni motoori i ndryshimeve, ju jeni motivuesit e aktivitetit tonë politk, ju guxoni dhe Zoti ju bekoftë”, ka shkruar kryetarja e Guxo në Prishtinë dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci.


