Lajme

Hoxhaj me Lajçakun: Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën

08/31/2022 22:00
nga:G B

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës ka takuar përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë që qëndrimit në Austri në Forumin Evropian Alpbach.

Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën.

Darkë dhe diskutime për të ardhmen evropiane, me mikun Miroslav Lajčák! Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën, duke qenë qëllimi, strategjia dhe kauza jonë në dialog!”, ka shkruar Hoxhaj.