Lajme

U raportua se ka dhënë dorëheqje, Deputetja Kica- Xhelili nuk shihet në Kuvendin e partisë

08/31/2022 20:49
nga:G B

Sot në orën 17:30 ka filluar Kuvendi i partisë “Guxo” në Prishtinë ku deputetja Jeta Statovci është zgjedhur kryetare e degës në kryeqytet.

Në kuvendin partiak të partisë së themeluar nga Presidentja Vjosa Osmani, kanë marrë pjesë edhe ministrat Donika Gërvalla e Faton Peci dhe anëtarë të tjerë të partisë, ka raportuar Paparaci.

Ajo që është vërejtur, është mungesa e deputetes Doarsa Kica-Xhelili, për të cilën është raportuar se raportet me partinë i ka të tensionuara.

Është e paqartë nëse deputetja Kica-Xhelili është ende pjesë e partisë, apo është larguar përfundimisht.