Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj ministrit Murati, për të cilin ka thënë se i ka ofenduar veteranët e UÇK-së “mercenar”, e tani shantazhon e kërcënon mësimdhënësit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Murati duhet të jap dorëheqje e qeveria urgjentisht të gjejë zgjidhje me sindikatat.
Postimi i tij i plotë:
Ai që ka ofenduar veteranët e UÇK-së “mercenar” Murati tani shantazhon e kërcnon mësimdhënësit.
Urgjentisht duhet Qeveria Kurti të lërë inatet dhe të gjejnë zgjidhje me Sindikatat.
Nëse ministri Murati ” mercenari”, nuk është i aftë të ofrojë zgjidhje e t’ua rrisë pagat mësimdhënësve, atëherë ai duhet të japë dorëheqje.
Nuk mund të pësojnë fëmijët për shkak të paaftësisë së Qeverisë Kurti në zgjidhjen dhe plotësimin e kërkesave legjitime të mësimdhëniësve.
Mos i kërcnoni mësimdhënësit sepse ata kanë të drejtë, kriza dhe inflacioni janë rritë, sipas Qeverisë edhe buxheti i Kosovës është rritë,andaj duhet të rriten edhe pagat.


