Sporti

Aubameyang konfirmon lëndimin e nofullës nga hajdutët, lëshon një mesazh për gjithë ngjarjen që ndodhi

08/31/2022 16:44
nga:Mergim Rreci

Pierre Emerick Aubameyang ka përjetuar tmerrin në shtëpinë e tij para pak ditësh, pasi u përball me disa hajdutë që u futën në shtëpinë e tij.

Sipas gazetarit anglez, David Ornstein, hajdutët ia kanë thyer nofullën Pierre-Emerick Aubameyangut gjatë grabitjes së dhunshme të shtëpisë së tij – përcjell GazetaBlic Sport.

Aubameyang ka pësuar lëndim nga kjo grabitje dhe pritet të jetë jashtë fushave për disa javë. Ai ka lëshuar një mesazh para pak çastesh, duke konfirmuar lëndimin e tij që ka marrë, por tha se do të kthehet shpejt dhe falënderoi të gjithë për mesazhet e tyre inkurajuese.