Showtime

Edhe Dafina Zeqiri pjesë e protestës pas përdhunimit të 11-vjeçares

08/31/2022 12:40
nga:Genita C

Në sheshin “Zahir Pajaziti” ka nisur protesta pas rastit të përdhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë.

Një numër i madh i protestuesve kanë dalë për të kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale, pjesë e të cilës është edhe Dafina Zeqiri.

Këngëtarja ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram duke konfirmuar pjesëmarrjen, njofton Klankosova.tv.

Dafina tash e disa ditë ka bërë vazhdimisht deklarata lidhur me rastin që ka tronditur shqiptarët.