Lajme

Dhunimi i 11-vjeçares/ Kërkohet mbrojtje për vajzat dhe gratë

08/31/2022 12:29
nga:Genita C

Ka nisur në Prishtinë protesta e paralajmëruar kundër dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.

Aty po kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar.

Një numër i konsiderueshëm i janë bashkuar protestës për mbrojtjen e vajzave dhe grave, pas rastit të dhunimit seksual të vajzës së mitur.