Pierre Emerick Aubameyang ka përjetuar tmerrin në shtëpinë e tij para pak ditësh, pasi u përball me disa hajdutë që u futën në shtëpinë e tij.
Sipas gazetarit anglez, David Ornstein, hajdutët ia kanë thyer nofullën Pierre-Emerick Aubameyangut gjatë grabitjes së dhunshme të shtëpisë së tij – përcjell GazetaBlic Sport.
Aubameyang ka pësuar lëndim nga kjo grabitje dhe pritet të jetë jashtë fushave për disa javë.
Bisedimet me Chelsean për huazimin e tij në Premierligë vazhdojnë, por tani ky dëmtim e ndërlikon lëvizjen.
Gjithashtu po shqyrtohet edhe opsioni i huazimit.
/GazetaBlic Sport


