Sporti

E zbulon Chicharito: Ronaldo, Modric dhe Giggs janë tre futbollistët më të mirë me të cilët kam luajtur

08/31/2022 11:25
nga:L J

Pasi luajti për disa nga klubet më të forta të futbollit në botë në karrierën e tij, Javier Hernandez, i njohur më mirë me pseudonimin Chicharito, ka një karrierë të qetë në MLS.

Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Meksikës (52 gola në 109 ndeshje), sot është një që mban fanellën e Los Angeles Galaxy që nga viti 2020, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai nuk ka asnjë trofe me atë skuadër, por kishte triumfuar në Guadalajara dhe më pas në Manchester United, me të cilin ishte dy herë kampion i Premierligës dhe me të cilin luajti finalen e Champions League. Ai fitoi Kupën e Botës për klube në Real Madrid, dhe Europa League me Sevillan. Ai gjithashtu luajti për Bayer Leverkusen dhe West Ham.

Si lojtar i klubeve të forta, ai ishte i rrethuar edhe nga disa prej lojtarëve më të mirë në botë dhe së fundmi në një bisedë ka zbuluar listën e lojtarëve që i admiron.

Më pas iu kërkua të zgjidhte tre futbollistët më të mirë me të cilët ndante dhomën e zhveshjes.

Përgjigja e tij ishte: Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Ryan Giggs.

/GazetaBlic Sport