Showtime

Moderatorja shqiptare u del në mbrojtje publikisht Borës dhe Donaldit: Lërini rehat

08/31/2022 08:42
nga:Genita C

Bashkimin e Donaldit dhe Borës e ka konfirmuar mikja e tyre më e mirë, Semi.

Semi ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, ku shfaqen të tre në “Sunny Hill Festival”, në Tiranë.

Që nga ai moment e gjithë vëmendja është rikthyer te dyshja, për të cilën publiku ka shumë kuriozitet.

Së fundmi, dikush i ka kërkuar moderatores Aulona Musta, të jap mendimin e saj për çiftin e njohur. Sipas saj, njerëzit duhen lënë të jetojnë jetën e tyre.

“Lëreni njerëzit të bëjnë ç’të duan në marrëdhëniet e tyre!!! Ky është i vetmi mendim! Pse duhet të kem unë një mendim për marrëdhënien e tyre? Dhe nëse unë e kam një mendim? Përse duhet të themi me zë të lartë mendimet që ne kemi për një çift, cilido qoftë ai çift, nëse nuk vijnë ata të na pyesin: çfarë mendimi keni për ne, ju lutem?”, ka shkruar ndër të tjera Aulona.