Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj Ministrisë për presionin ndaj komunave për listat e grevistëve, derisa ka thënë se kjo është shkelje e autonomisë, tentim shantazhi e frikësimi dhe veprim që bie në kundërshtim me parimet e ndarjes së pushteteve, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai i ka dërguar qeverisë porosi: nuk jeni në tokë të bukës, nuk po e kuptoni se është e domosdoshme, që të kthehet dialogu mes partnerëve social, e që kjo formë e presionit të mos shtrihet edhe tek mekanizmat tjerë.
Postimi i tij i plotë:
‘Urdhri’ për Komunat nga Ministria e Financave dhe Arsimit, lidhur me listat e punëtorëve që janë në grevë, është shkelje e autonomisë, tentim shantazhi e frikësimi dhe veprim që bie në kundërshtim me parimet e ndarjes së pushteteve.
Autonomia e komunave është e përcaktuar me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, si dhe Kushtetutë e Ligjin për Vetëqeverisje Lokale (Neni 17), ku janë përcaktuar kompetencat vetanake të komunave.
Ngjashëm, me këtë Ministria e Arsimit, ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese (Faqe 46-49), për rastin e shkollave në Komunën e Kamenicës. Në vend të komunikimit, konsultimit dhe bashkëpunimit mes dy niveleve të qeverisjes, shkresat në formë ‘urdhrash’, e konfliktet ndër-institucionale ndërtojnë praktika të rrezikshme.
Porosia ime për qeverinë është e thjeshtë: nuk jeni në tokë të bukës, nuk po e kuptoni se është e domosdoshme, që të kthehet dialogu mes partnerëve social, e që kjo formë e presionit të mos shtrihet edhe tek mekanizmat tjerë.
Më poshtë i keni vegëzat e referencave që i theksova më lartë:
Ligji për Vetëqeverisje Lokale:
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2530
Vendimi nga Gjykata Kushtetuese – rasti i shkollave në Komunën e Kamenicës:
https://gjk-ks.org/…/uploads/2022/04/ko_145_21_agj_shq.pdf


