Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përgëzuar policinë pë kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë sot në Tiranë. Arsen (Hamza) Muskurti vrau vëllanë Dritan Muskurti e kunatën Nora Muskurti.
‘Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë’, deklaroi ministri Çuçi.



