Sporti

Sassuolo – Milan, përfundon pjesa e parë e ndeshjes

08/30/2022 19:18
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Sassuolos dhe Milanit.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Sassuolo kishte një mundësi të mrekullueshme për të kaluar në avantazh, por goditjen e Berardit nga penalltia e priti portieri Maignan.

“Rossonerët” e kishin dominimin si dhe rrezikuan dy herë portën vendase, por golat nuk erdhën dot.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/