Lajme

Krasniqi në ambasaden turke e uron Turqinë për 100 vjetorin e ngjarjes që i parapriu pavarësisë

08/30/2022 16:39
nga:G B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, në rastin e 100 vjetorit të ngjarjes historike që i parapriu krijimit të Turqisë moderne.

“Kjo ditë e shënuar për shtetin mik, Turqinë, na e rikujton rëndësinë e sakrificës së një populli për ta gëzuar të drejtën e të jetuarit në liri në atdheun e vet”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Me këtë rast, i shpreha urimet më të mira ambasadorit Çağrı Sakar dhe përmes tij Presidentit Recep Tayyip Erdogan, si dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Turqisë”, ka vazhduar ai.