Lajme

Vodhën furgonin me ndihma, dërgohen në burg katër punonjës të Bashkisë së Pogradecit

08/30/2022 15:59
nga:G B

Katër punonjësit e bashkisë së Pogradecit që vodhën ndihmat humanitare që erdhën nga Gjermania për spitalin dhe institucionet arsimore, janë lënë në burg nga gjykata.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestimit me burg për të katër të ndaluarit të cilët akuzohen për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim, mase e cila u pranua nga gjykata.

Tri ditë më parë policia e Pogradecit arrestoi përgjegjesin e rrugëve rurale dhe 3 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve publike të bashkisë së Pogradecit, Reshit Fraholli, Raif Mucka, Bektash Xhudellari, Marsel Mucllari, pas denoncimit për vjedhjen e ndihmave.